DIBRA

BalkanWeb siguron foton e të akuzuarit për vrasjen aksidentale në Dibër. Ai është Rifat Xheleshi, i riu që afër mesditës së sotme doli për gjah dhe qëlloi shokun e tij.

Pavarësisht gabimit, ai tashmë akuzohet si vrasësi i 27-vjeçarit Gentian Kosiqit në malin e Maqellarës. Ky i fundit nuk i mbijetoi dot plagëve dhe vdiq në spital.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se Xheleshi është shoqëruar në komisariat kurse arma është sekuestruar.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb