Vrasja e George Floyd ka ndezur edhe një herë debatin mbi racizmin, një fenomen që është gjithnjë i pranishëm edhe në futboll, një plagë e vjetër e cila nuk po arrin të shërohet. Një nga personazhet më të sulmuar në botën e futbollit është dhe Raheem Sterling, sulmuesi i Man.City, i cili ka pushtuar sërish faqet e para të gazetave britanike, këtë herë duke bërë një krahasim mes katër legjendave të futbollit anglez:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Lampard, Campbell, Cole e Gerrard janë katër legjenda të Anglisë por dy prej tyre, ata me ngjyrë, nuk e kanë pasur kurrë një shans për të trajnuar, kjo gjë duhet të ndryshoj”, është shprehur sulmuesi i përfaqësues angleze duke hapur edhe një herë debatin mbi racizmin në futboll, pikërisht në një moment kur e gjitha bota është solidarizuar me vdekjen e George Floyd në SHBA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb