Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk mungoi në sesionin e jashtëzakonshëm që miratoi të gjitha propozimet e tij për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Gjatë kohës që Rama priste rezultatet e votimit, deputeti Tom Doshi u afrua tek karrigia e tij për të dialoguar me të.

Kryeministri dhe deputeti u fjalosën gjatë deri në momentin kur kryeparlamentari Gramoz Rucci u kërkoi të gjithëve të ulen në vendet e tyre për të dëgjuar rezultatet e votimit.

Me të mbaruar fjala e Ruçit, Rama nuk priti më dhe u largua, vetëm si kryeministër pasi nga sot nuk do të ketë detyrën e dytë si ministër i jashtëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb