Jo vetëm në Tiranë, por zënia e hapësirave publike është një fenomen që ka gjetur shtrirje edhe jashtë kryeqytetit. Kryeministri Edi Rama vijoi këtë të shtunë të publikojë rastet ku subjekte private kanë bllokuar sheshet dhe trotuaret e pallateve dhe komplekseve të banimit në kryeqytet.

Pas Tiranës, kreu i qeverisë publikoi pamje nga zënia e hapësirave të përbashkëta të banorëve dhe turistëve në Vlorë, në zonën e Lungomares. Rama paralajmëroi pronarët e lokaleve se kanë 48 orë kohë për të liruar vendet anash pallateve. Kryeministri tha se pas ditës së hënë ata do të gjobiten si dhe do të përballen edhe me ligjin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi
Ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë”, e cila i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta!

Halli me këto “pergolatat” vlonjate është se janë shtrirë edhe matanë zonës së paraparë nga projekti për vendosje çadrash e karrigesh për shërbimet dhe si në rastin e shenjuar në foto, janë hapur edhe anash pallateve duke rrëmbyer trotuaret, nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë në vite!

Tani thirrja ime për të tërë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është: Keni 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve, betonëve, duke i tërhequr “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares!

Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!

Screenshot 365
Screenshot 365

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb