TIRANE- Pas vizitës së mbrëmshme në spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’, kryeministri Edi Rama është ‘zgjuar’ me mbresa, pasi mëngjesin e sotëm ka përcjellë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa foto.

Madje, përmes fotove ai krahason pamjen e këtij spitali në vitin 2013, duke e krahasuar me transformimin e sot.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi në 2013 dhe sot?”, citohet në mesazhin e Ramës, ritual që kreu i Qeverisë e bën çdo mëngjes.

Rama vizitoi dje shërbimin e Urgjencës në Sanatorium, ku zhvilloi edhe një bashkëbisedim me mjekët e turnit të mbrëmjes mbi kushtet dhe shërbimin e ofruar në spital.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: