Ata e duan njëri-tjetrin dhe se fshehin më këtë fakt. Raoul Bova dhe e dashura e tij Rocio, të cilët janë në një lidhje që prej 2013, dhe kanë një vajzë së bashku, Lunën, duket se janë gati për të bërë hapin e madh, me bekimin edhe të prindërve të aktorit, nëna Roza dhe babai Pino, të cilët disa kohë më parë thanë që janë shumë të lumtur për këtë lidhje.

Moment i artë për artisten spanjolle, e cila në Itali jo vetëm ka gjetur dashurinë me një nga meshkujt më joshës të Showbiz, por ka arritur edhe të ndërtojë një karrierë të admirueshme.

Pasi kanë hedhur pas krahëve momentet e tyre të vështira, Bova ndarjen nga Chiara Giordano, me të cilin aktori ka dy fëmijë, tani edhe prindërit e Raoul duken më të qetë dhe mendimi për një martesë duket se është shumë i afërt. Ata janë fotografuar nga ‘Diva dhe donna’, teksa ndiqnin një interpretim të Morales në teatër.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: