Marcus Rashford ishte një nga tre lojtarët që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, gjithashtu një nga tre lojtarët që ra pre e ofendimeve pafund me baza raciste. U përdhos edhe një nga muralet me imazhin e tij ndërsa në rrjetet sociale shpërtheu një histeri e madhe nga tifozët që e bëri edhe më të shëmtuar këtë fund evropiani për “tre luanët”. Sulmuesi i Man.United ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale ku pranon kritikat për perfomancën e tij por jo për atë që ai është:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Mund të pranoj të gjithë kritikat për paraqitjen time, penalltia ime nuk u ekzekutua dhe aq mirë, duhet të ishte dërguar në rrjetë. Ajo penallti ishte i vetmi kontribut që m’u kërkua për vendin tim. Mund të shënoj edhe duke fjetur gjumë, pra mendova pse jo? Nuk rresht së menduari për atë moment, nuk kam fjalë ta përshkruaj se si ndihem.

Ajo që mund të them është se më vjen shumë keq, do të doja të kishte përfunduar ndryshe, por nuk mund të kërkoj ndjesë për atë që jam dhe nga vij”, u shpreh ndër të tjera Rashford në postimin e tij.

Kane 2 780x439

Kane 2 780x439Në krahë të Rashford dhe dy lojtarëve të tjerë Sancho dhe Sake, ka dalë kapiteni Harry Kane:

“Tre lojtarët ishin brilant gjatë gjithë turneut, kishin kurajo edhe të gjuanin penallti në ato momente, ata meritojnë mbështetje dhe ngrohtësi dhe jo të ofendohen me baza raciste. Kur abuzon në këtë formë do të thotë që nuk je një tifoz i Anglisë dhe nuk të duam të jesh tifoz i Anglisë”, reagoi kapiteni Harry Kane për këtë çështje që la një shije shumë të hidhur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb