Gjyqtari i takimit të djeshëm, Real Madrid-Juventus 1-3, Michael Oliver është vënë një “shënjestër” pas asaj penalltie të diskutueshme që akordoi në favor të ekipit spannjoll.

Tifozët e Juventusit, të zemëruar nga gjykimi i Oliver kanë shpërthyer në rrjetet sociale, ndërsa janë publikuar disa foto të tij me bashkëshorten duke bërë “selfie” në “Santiago Bernabeu”.

Në akauntin e “Photos of Football” janë publikuar disa foto të Oliver dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë të njëjtin model flokësh.

Një rastësi që tifozët e Juventusit e kanë përdorur si fakt që gjyqtari Oliver është një fans i Ronaldos dhe mundohet të kopjojë edhe lukun e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: