TIRANË
Bashkëkryetari i Komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri së bashku me Rudina Hajdarin, kanë zhvilluar sot një takim me reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko, Joseph O’Reilly dhe Zv/shefin e Sekretariatit Bas Klein. Lajmi bëhet i ditur nga deputeti i PS-së në “Facebook”, i cili mes tjerash thotë se ka informuar zyrtarët në fjalë për ecurinë e punës së kryer nga Komisioni Parlamentar për reformën zgjedhore.
Postimi i Gjiknurit:
“Bashkë me kolegen e opozitës Rudina Hajdari zhvilluam një takim me raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko, Joseph O’Reilly dhe Zv/shefin e Sekretariatit Bas Klein. I informuam ata për ecurinë e deritanishme të punës në kuadër të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.Të angazhuar maksimalisht për kryerjen e këtij procesi në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse por pa cënuar standardet dhe rrugën institucionale”-shkruan Gjiknuri.