Disa re në formë të çuditshme kanë lënë gojë hapur të gjithë banorët e Uruapan në Meksikë. Reja, në formë krahu dhe dore gjigante, u dallua në pjesën perëndimore të shtetit të Meksikës. Menjëherë debate të mëdha u shkaktuar mes banorëve edhe në rrjetet sociale, veçanërisht supersticiozët të cilët mendonin se është shenjë nga lart.

Që pas postimit të një videoje online, komentet mes përdoruesve të rrjeteve sociale ishin të pafundme.

“Duket si një palmë që ka shtrirë degët për poshtë, ose duket si një Dorë e Shenjtë,” thoshte një komentuese.

Pamjet u kapën nga një person i cili udhëtonte me makinë në momentin që u krijua reja e çuditshme.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: