Një përmbysje e tillë nuk ishte parë ndonjëherë në botën e futbollit, veçanërisht në këtë modern. Barcelona arrit të fitojë 6-1 ndaj PSG dhe kështu u kualifikua në çerekfinale. Në këtë ndeshje shënoi edhe “jashtëtokësori”  Lionel Messi, duke rritur në 11 numrin e golave në këtë sezon të Champions League. Se sa shumë e kishte pritur këtë fitore argjentinasi e tregoi me lotët e tij pas ndeshjes në momentin kur trajneri Luis Enrique e përqafoi. I madh në fushë, i madh dhe jashtë saj, Leo Messi e ka përjetuar më shumës e askush tjetër këtë fitore magjike.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: