Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve rrugore në rajonin verilindor pasi ky i fundit gjatë mbrëmjes së kaluar u ‘mbulua’ nga reshjet e borës.

Qarku i Kukësit dhe pjesërisht Dibra patën reshje bore teksa ARRSH thotë se është punuar më intensivisht në akset Pikë-Fushë Arrëz- Kukës si dhe Bulqizë-Peshkopi.

Pavarësisht reshjeve, njoftohet se të gjitha akset janë të pastra dhe qarkullimi vijon normalisht pa zinxhirë.

 

NJOFTIMI NGA ARRSH

📍Njoftim për gjendjen e akseve kombëtare

👉Në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Diber ka pasur reshje bore 🌨️gjatë natës.

🚜Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës✔️

🚜Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht✔️

🚧Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: