Reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë bërë që dy fshatra në Gramsh, Rovje dhe Grabova Atë bllokohen.

Në fshatin Rovje dhe në disa pjesë të rrugës trashësia e borës arrin mbi një metër. Ndërsa që prej 24 orësh në zonë mungon energjia elektrike.

Kreu i Bashkisë së Gramshit Klodian Taçe është shprehur se në disa zona janë nisur disa traktorë me zinxhirë për shkak se fadromat nuk mund të punonin si pasojë e terrenit të vështirë. Fatmirësisht nuk janë raportuar raste emergjente.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb