ARRSH ka njoftuar mbi gjendjen e akseve në tre Rajone të Shqipërisë të cilat janë prekur nga reshjet e dëborës. Në Veri akset Lusen-Bushtricë, Kuben-Vasie, vetëm 10 km e fundit, Qafë Dragalicë – Steblevë kalohet me zinxhirë.

Në Rajonin Qëndror nuk ka patur rreshje por në aksin Lunik-Steblevë rekomandohen zinxhirë prej ngricës.

Në Rajonin Juglindor akset Boboshticë-Dardhë, në km 5–14, dhe Gërmenj-Leskovik rekomandohet kalimi me zinxhirë.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI I ARRSH

?Informacion për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kombëtare

?Rajoni Verior

Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe erë të fortë ? në të gjithë Rajonin.

Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës ? në zonat ku ka prezencë ngricash.

?Si pasojë e erës së fortë që kthen borën në rrugë dhe temperaturave të ulëta në segmentet Kolesian-Lusen-Bushtricë, Kuben-Vasie, vetëm 10 km e fundit, Qafë Dragalicë – Steblevë kalohet me zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

 

?Rajoni Qëndror:

Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Kontraktorët kanë punuar që në orët e para të mëngjesit ? për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica.

Vetëm në segmenti Lunik-Steblevë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë.

Prezencë ngricash ❄️ ka pasur edhe në segmentet Krujë-Sarisalltik, Elbasan – Gjinar dhe rruga e “Qafë Krrabës”. Është bërë shpërndarja e kripës nga kontraktorët dhe po mbahen në monitorim të vazhdueshëm.

 

?Rajoni Jugor:

Gjatë natës ka pasur reshje bore ? në Qarkun e Korçës, shoqëruar me erëra të forta në lartësitë mbi 900 m mbi nivelin e detit.

Në aksin Boboshticë-Dardhë, në km 5–14, dhe Gërmenj-Leskovik rekomandohet kalimi me zinxhirë, për shkak të ërës së fortë.

Është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

 

?‍?Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në akset rrugore.

 

⚠️Rekomandohen përdoruesit e rrugës ? të bëjnë kujdes në lëvizje, të përdorin zinxhirë në segmentet e rekomanduara, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore?‍♂️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb