Juve nuk gabon, rikthehet të fitojë dhe këtë e bën në transfertë përballë Salernitana-s. Max Allegri shijon më në fund “bomberin” e ekipit, Dusan Vlahovic, autor i një dopiete, por nuk mungoi as protagonizmi i Angel Di Maria-s.

“Zonja e Vjetër” zgjidhi gjithçka me shumë lehtësi, kaluan në avantazh që në minutën e 26-të falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Vlahovic. Në fundin e pjesës së parë ishte Kostic që dyfishojë shifrat duke përfituar nga një top i mbetur në zonë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Vlahovic realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Juven duke hipotekuar këtë sukses të pastër që ngjit “Zonjën” në vendin e 10-të në kuotën e 26 pikëve, 13 pikë larg zonës Champions:

“Djemtë u përgjigjën mirë, zhvilluam 1 orë të mirë, më pas nuk arritëm të administronim mirë ndeshjen, pësuam shumë goditje në kuadrat. Objektiv për momentin është të arrijmë në kuotën e 40-të pikëve, unë shoh gjithnjë realitetin”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Respektoni Juve”, ishin titulli kryesor i përzgjedhur nga Corriere dello Sport. “Juve, festival me Vlahovic”, ishte titulli i përzgjedhur nga La Gazzetta. “Juve është rikthyer”, shkruan Tuttosport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb