TIRANE

Këngëtarja e dashur për publikun Rezarta Shkurta është gjithmonë aktive ne rrjetet sociale, ku ndan më shumë rreth përditshmërisë së saj, apo dhe momentet e ëmbla pranë familjes.

Së fundmi Rezarta është kthyer pas në kohë duke ndarë me ndjekësit një kujtim të vyer për të. Ajo ka ndarë në ‘Instastory’ një foto të saj nga seti i parë fotografik me artistin e njohur, Fadil Berisha.

“18 vjeçe, seti i parë artistik”, ka shkruar Shkurta krah fotos ku shfaqet e veshur me një bluzë mjaft moderne të zezë dhe flokët biondë të gjatë.

Me siguri Rezarta ka shumë nostalgji për këtë kohë, në të vilën ka qenë mjaft e përfshirë edhe në muzikë me projekte të ndryshme.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: