Cristiano Ronaldo ka hedhur poshtë pretendemiet për një largim të mundshëm nga Juventus.

Portugezi ka publikuar një postim në italisht në profilet e tij në rrjetet sociale, shoqëruar me foton e parë të sezonit të ri të veshur me uniformën bardhezi.

“I lumtur që i kthehem punës!”, është ky mesazhi i CR7, i cili ende pret të përcaktohet më qartë e ardhmja e tij.

Shumë do të varet nga takimi ballë përballë me Allegrin. Portugezi është i shqetësuar të kuptojë se ç’plane ka në mendje tranjeri  i cili duket se dëshiron ta ketë pikë referimi në rreshtimin 4-2-3-1.

https://www.instagram.com/p/CR3zV8rrQ8-/?utm_source=ig_web_copy_link

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: