Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti ambasadorin e Ukrainës, z. Volodymyr Shkurov i cili sapo ka filluar detyrën e tij në Shqipëri.

Ruçi konfirmon se marrëdhëniet Shqipëri- Ukrainë janë të mira në përvjetorin e 27-të të marrëdhënieve diplomatike.
Kryeparlamentari shqiptar i shprehu mbështetjen Shkurovit për një zgjidhje paqësore të krizës teksa theksoi se Shqipëria ka qëndrim të palëkundur lidhur me aneksimin ilegal të Krimesë nga Rusia.

Më tej Shkurov e ftoi Ruçin për një vizitë në Ukrainë, e cila sipas tij do të realizohet shumë shpejt.

 

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti ambasadorin e Ukrainës, z. Volodymyr Shkurov, me rastin e fillimit të detyrës së tij në Shqipëri.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Ukrainës janë të mira, me interesa të përbashkëta. Gjatë këtij viti marrëdhëniet bilaterale njohën një zhvillim të rëndësishëm, me hapjen e misionit diplomatik shqiptar në Kiev dhe hapjen e Ambasadës së Ukrainës në Tiranë. Këto hapa, në përvjetorin e 27-të të marrëdhënieve diplomatike, shënuan një zhvillim të ri në fuqizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis të dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,  vlerësoi mbështetjen e Ukrainës për presidencën shqiptare të OSBE-së dhe vuri në dukje se zgjidhja e konflikteve dhe parandalimi i tyre është në prioritetin e axhendes së presidencës shqiptare, për të kontribuar drejt një zgjidhje paqësore të krizës “in and around Ukraine”, e cila mbetet sfida më e ngutëshmë për siguri në Evropë. Kryetari i Kuvendit nënvizoi gjithashtu se ndaj aneksimit ilegal të Krimesë nga Rusia, Shqipëria ka një pozicion të qartë dhe të palëkundur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në të njëjtën linjë me pozicionin e BE-së  dhe të SHBA-së.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb