Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur në një takim kreun e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç.

Ruçi dhe Xhaferoviç kanë folur për temat e përgjithshe si marrëdhëniet parlamentare dypalëshe, bashkëpunimi në disa sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia e tij.

Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovinës ndodhen në të njëjtin rajon dhe me të njëjtën perspektivë, integrimit euro-atlantik.

Sa i përket kësaj qasje, Ruçi tha me dashamirësi se para se dy vendet të duhen nga të tjerët, duhet të duan njëra-tjetrën.

 

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Kryesuesin e Presidencës së Bosnjë -Hercegovinës, z. Šefik Džaferović: Para se të na duan të tjerët, të duam më shumë njeri-tjetrin

 

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Kryesuesin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, z. Šefik Džaferović dhe delegacionin që e shoqëronte, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë.  Në takim ndodhej edhe z. Ulsi Manja, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë. Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe miqësore mes vendeve tona dhe përshëndeti vendimin e fundit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës për rihapjen e ambasadës me seli në Tiranë, si shprehje e interesit të zgjerimit të marrëdhënieve me vendin tonë.

“Dialogu politik, bazuar në frymën konstruktive dhe respektin e ndërsjellë, si dhe bashkëpunimi në rritje në një sërë fushash, përbëjnë premisën më të mirë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Bosnjë-Hercegovinën. Thithja e investimeve boshnjake dhe anasjelltas, shtimi i shkëmbimeve tregtare dhe eksplorimi i mundësive të bashkëpunimit në disa sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi, bujqësia duhet të mbeten në fokus të vëmendjes së përbashkët të palëve. Shqipëria mbështet integrimin euro-atlantik të Bosnjë-Hercegovinës, si një pjesë e rëndësishme e mozaikut të arkitekturës së sigurisë në Ballkan e më gjerë dhe është e gatshme të ofrojë përvojën në këtë drejtim.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Bashkëpunimi parlamentar është një fushë e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve, vuri në dukje gjithahstu Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi.

Z.Ruçi shprehu mirënjohjen për Presidentin Džaferović, i cili së bashku me anëtarin kroat Komšić, sollën dy javë më parë në tryezën e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, propozimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pavarësisht mosmiratimit të tij, Shqipëria inkurajon vijimin e kësaj qasje. “Para se të na duan e duam të tjerët, të duam më shumë njeri-tjetrin.”, nënvizoi z. Ruçi.

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, z. Šefik Džaferović, falenderoi Kryretarin e Kuvendit për vullnetin për zgjrrimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve. “Bosnjë-Hercegovina ndjek me gëzim progresin e Shqipërisë dhe përshpejtimin e integrimit europian dhe dëshiron që negociatat e paranimit të hapen sa më shpejt. Njohja e Kosovës ëshët në agjenden tonë dhe ne do të përpiqemi derisa të gjejmë konsensusin për këtë cështje.”, nënvizoi   z. Džaferović.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb