Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku tashmë janë martuar. Sot, aktorja e njohur ka surprizuar publikon, me disa foto të shkrepura në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Çifti i bashkëshortëve nuk ka bërë akoma një ceremoni martesore, por kanë bërë celebrim, në shoqërinë e pak personave.  Moderatorja e famshme premton se do ta bëjë edhe dasmën së shpejti, si dhe do të mbajë mbiemrin Frroku.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasëm)”- ka shkruar Rudina krah fotove.

Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto bashkë me të.

Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, aktorja tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Me këtë fundit ajo ka treguar se ruan raporte shumë të mira, duke u bërë model për të gjithë prindërit e divorcuar.

Dembacaj mori në shtator propozimin për martesë nga Mark Frroku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur gjithçka në detaje.

Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb