Sulme të një pas njëshme raketore dhe me artileri të rëndë tokësore janë shënuar këtë të mërkurë në Kharkiv.

Ushtria ruse, ka pasur si qëllim për të marrë qytetin, por edhe pse në një ofensivë në shkallë të gjerë, ushtria ukrainase ka mundur të rezistojë dhe të mbajë ende drejtimin e qytetit të dytë më të madh të vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në pamjet e publikuara në media, shihet se si rusët kanë shkatërruar një katedrale ortodokse. Në pamjet në fjalë, shihen figura të shenjta të përhapura kudo në dysheme dhe dëmtime të tjera të shumta.

Raportohet se gjatë sulmeve në kishin ishin strehuar gra e fëmijë, por për fat të mirë, nuk janë shënuar të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb