Mediat rozë menjëherë e kanë gjetur se sa kushtojnë rrobat e tij të cilat i kishte veshur gjatë vizitës së tij në galeri. Pamja e re e Obama-s tregon se ai ka gjetur kohë që të jetë më “trendy” me veshjet e tij pas 8 vjetësh duke u veshur në bazë të formulës së njejtë sa ishte në pushtet, shkruan “Daily Mail”.

Fotot nga vitet e tij të studimit në Harvard tregojnë se Obama gjithmonë e kishte pëlqyer këtë stil të veshjes që po e praktikon tani pas përfundimit të presidencës.

(BlakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: