E gjithë bota është mbërthyer nga pandemia e COVID-19. Mjekët dhe infermierët janë në frontin e parë të rrezikut duke u kujdesur për të sëmurët me COVID-19.

Një foto emocionuese dhe shpresëdhënëse njëkohësisht na vjen nga Hungaria. Dy mjekë, të veshur nga koka tek këmbët me pajisje mbrojtëse, shfaqen duke u kujdesur për një të moshuar pozitive me koronavirus.

Fotoja në fjalë është realizuar nga artisti Simon Móricz-Sabján në Spitalin Uzsoki. Sakaq vjen për t’u përmendur se Hungaria ka një normë të lartë të vdekshmërisë krahasuar me vendet e tjera.

Që nga shpërthimi i koronavirusit në Hungari, shkalla e fatalitetit kishte treguar një trend në rritje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb