Ish- deputeti i PD, Ervin Salianji, ka shpërndarë dy statuse të njëpasnjëshme në FB shembullin e fletës së votimit që fillimisht e nxori Bylykbashi pak më parë që përfshin Listat e Hapura 100% dhe koalicionet parazgjedhore.

Salianji thotë se fleta është kaq e thjeshtë, por shton se Rama ka frikë nga koalicionet parazgjedhore dhe nuk është se ato nuk ia mban fleta siç edhe ka pretenduar më parë për pamundësinë e koalicioneve parazgjedhore me Listat e Hapura.

Shembulli i fletës që shfaqi sot Opozita e Bashkuar në konferencën për shtyp tregon nga një kolonë emrat e partive dhe nga ana tjetër kandidati por për të minimizuar hapësirën do të jetë jo me emër, por me numër.

Dy statuset e Salianjit:

Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe përballja me qytetarët, nê 2 mandate ai ka pasuruar vetëm një grusht njerëzish dhe ka varfëruar Shqipërinë, Ramës nuk ja mban tê pêrballet me opozitën në zgjedhje.

Prandaj qëllimi i tij është të pengojë koalicionet nga frika e përballjes në zgjedhje, fleta e votimit me lista të hapura dhe koalicione është e thjeshtë, zgjedh partinë dhe zgjedh kandidatin!

Listat e hapura e çojnë vendimmarjen tek qytetarët por Rama kërkon ti mbajë mbyllur dhe të përcaktojë ai fituesit dhe qytetarët të përcaktojnë humbësit me më shumë vota.

Koalicionet, Ramës nuk është se nuk ia mban fleta, nuk ja mban b….

Ja model flete votimi, kaq e thjeshtë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb