Napoli vajton për humbjen e idhullit të tyre. Diego Armando Maradona ishte më shumë se një futbollist normal për ta, ishte mbreti, më i miri i të gjithë kohërave, një personazh i skalitur kudo, mbi të gjitha në zemrat e tifozëve që aq shumë e adhuronin, për ta ishte thjeshtë një zot, zoti i futbollit. Qyteti është në zi totale, me qindra tifozë kaluan natën zgjuar duke vajtuar për idhullin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Stadiumi “San Paolo” u kthye në një vend pelegrinazhi, në heshtje, me banderola, fanella dhe gjithçka kujton “zotin” e tyre, tifozët nderuan Diegon. Lagjet spanjolle për rreth qytetit, muralet me imazhin Diegos u mbushën plotë më tifozë, të gjithë me maska, dhe me imazhe të Maradona, me lotësh të gjithë përshëndetën “zotin” e futbollit. Autoritet lokale po mendojnë që stadiumi “San Paolo” të ndryshoj emër, shumë shpejt do të nisin procedurat për ta quajtur stadiumi Diego Armando Maradona, në nderim të legjendës që i dha famë klubit dhe qytetit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb