Gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” nuk e ka kursyer cinizmin ndaj presidentit në ikje të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pas zgjedhjes së Donald Trump.

“Obama tani është një qytetar si gjithë të tjerët”, ka qenë titulli i radhës i gazetës së njohur për tonet e saj sarkastike.

Dhe për të treguar “normalitetin” e presidentit të parë me ngjyrë të Amerikës ka publikuar një kopertinë të verdhë që e tregon atë të tmerruar teksa ia mbath nga dy policë të bardhë që i qëllojnë me armë, shkruan “kp”.

Problemi i tensioneve racore dhe numri në rritje i qytetarëve me ngjyrë të vrarë nga policia janë tema të nxehta të aktualitetit amerikan dhe gjatë fushatës presidenciale, Trump nuk i kurseu deklaratat e rënda në dëm të komunitetit afro-amerikan.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb