Arnold Schwarzenegger po merr pjesë në fushatën sociale për të qëndruar në shtëpi në vet-izolim. Në fillim ka ndarë një video me rekomandime nga rezidenca e tij në shoqërinë e kafshëve shtëpiake, më pas i këshillonte të gjithë të bënin stërvistje për të qëndruar në formë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tani protagonisti i Terminator është kthyer në rrjetet sociale me një video-mesazh teksa bënte xhiro me bicikletë: ’Mjekët pranojnë që të lëvizësh me biçikletë jashtë shtëpisë bën mirë, kjo është mënyra e vetme për të dalë nga shtëpia’, ka thënë aktori, që i ftonte të gjithë të mbanin distancë, duke i përgëzuar të gjithë që i kishin lënë rrugët e zbrazura, dhe duke u futur në karantinë.

Por mesa duket të qëndrojë për një kohë të gjatë në shtëpi Schwarzy nuk mundet. Ai është fotografuar teksa shëtiste me motorin e tij në Malibu, duke injoruar udhrin shtetëror të Californisë, për të në izolim.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb