Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka vizituar fshatin Plasë të Pojanit në Korçë në një bashkëbisedim me banorët aty.

Braimllari thotë se ‘Rilindja’ ka varfëruar, larguar të rinjtë teksa në fshat konstatin se mungon uji i pijshëm, investimet në bujqësi etj.

Ai edhe këtë radhë ka artikuluar për zgjedhjet, duke thënë se më 25 prill Rilindja do të largohet, dhe rikthehet shpresa në vend.

STATUSI NGA ENDRIT BRAIMLLARI
Në Plasë të Pojanit.
Rilindja ka varfëruar dhe larguar të rinjtë.
Plasa po përballet me varfëri ekstreme, me mungesën e ujit të pijshëm, me mungesën e investimeve në bujqësi.
Rilindja e ka bërë të pa përballueshme jetën e banorëve të Plasës.
Më 25 prill, largojmë Rilindjen e kalbur dhe rikthejmë shpresën në vend.
Më shumë mundësi punësimi për të rinjtë, investime në bujqësi dhe infrastrukturë, vëmendje të drejtpërdrejtë për hallet dhe shqetësimet e banorëve.
#shqipëria_shtëpia_juaj??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb