GREQI

Vazhdojnë me ritme intensive operacionet anti-droge në shtetin fqinj të Greqisë. Autoritetet bënë të mundur kapjen e rreth 45 kg marijuane në Athinë.

Sasia e drogës u gjet pas një kontrolli në një automjet dhe tre banesa ne Kalithea, ndërsa për këtë u arrestuan dy shqiptarë 35 dhe 45-vjeç dhe një grek 46 vjeç.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 1.4 gram kokainë, 2 peshore, 6 celularë dhe 100 euro.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(N.M/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb