Carlo Ancelotti mbetet një nga trajnerët më të lakuar në treg, i shumëdëshiruar në Brazil, por prioritet për teknikun italian mbetet Reali. Ancelotti nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të vijuar karrierën me “Los Blancos”, më saktë për ta mbyllur karrierën në Madrid, por përcaktues për të ardhmen e tij janë tre ndeshjet e radhës. Sipas Marca, sezoni i Realit, por dhe e ardhmja e Ancelottit, pritet të vendoset në tre ndeshje.

Marca
Marca

Brenda 13 ditësh, nga 5 prilli deri më 18 prill, Reali luan shanset për të siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Mbretit, ndërsa duhet të mbajnë të ndezur edhe ëndrrën për të siguruar titullin e 15 në Champions League, por fillimisht duhet të kalojë Chelsea. La Liga duket një mision i përfunduar, duhet më shumë se një mrekulli për tu rikthyer në lojë në 12 javët e fundit.

As
As

Me apo pa Ancelottin në skuadër, Real Madrid i ka të qartë objektivat për merkaton e verës, një prej tyre është Jude Bellingham. Pavarësisht dëshirës për ta pasur në skuadër, drejtuesit e Realit nuk kanë ndërmend të bëjnë çmenduri, nuk kanë ndërmend të shkojnë më shumë se 100 milionë euro investim për kartonin e mesfushorit të B.Dortmund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb