Teksa Shqipëria përballet me Gjeorgjinë në fushën e blertë të stadiumit “Air Albania”, në impiantin sportiv të kryeqytetit nuk ka munguar as kreu i qeverisë, Edi Rama.
Kryeministri i vendit është pikasur nga kamerat, si shpesh herë kur ekipi kombëtar i futbollit luan në Shqipëri, duke ndjekur sfidën nga afër.
Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij i vogël, Zaho.