Nga derbi në derbi, Partizani ka humbur shumë terren përballë Tiranës, plot 12 pikë, në një kohë kur në derbin e dytë e prisnin si kryesues, plus 6 pikë, sot e shohin veten minus 6 pikë, një rrugëtim që tregon qartë se si kanë ndryshuar balancat në 9 javët e fundit. Në shtëpinë e kuqe kjo është një ndeshje që vlen jashtëzakonisht shumë, një sfidë që duhet fituar nëse nuk dëshirojnë të dalin përpara kohe nga gara për titull.

Sormani
Sormani

Ekipi i Sormanit praktikisht luan të gjithë sezonin sot përballë bardhebluve. Tekniku italian kërkon nga djemtë e tij maksimumin por për fatin e tij të keq jo të gjithë titullarët janë në formën e tyre më të mirë. Situata nuk është shumë pozitive aq sa u desh të futeshin në negociata për të rikthyer në ekipin e parë Esat Malën. Mesfushori nuk luan një ndeshje të rëndësishme që nga 10 dhjetori por sigurisht do të jetë një alternative më shumë. Dëmtimi Trashit është një humbje e madhe por Sormani nuk ka ndërmend të ndryshoj strategji, pritet ta rreshtoj sërish ekipin në skemën 4-3-2-1.

Formacioni Partizani
Formacioni Partizani

Vendin e Trashit në krah e majtë pritet ta marrë Esin Hakaj ndërsa Belica, Bitri dhe Idrizaj do të formojnë pjesën tjetër të prapavijës. Në mesfushe, Sormani pritet të hedhë nga minuta e parë Melon, Broja dhe Telushin ndërsa Çinari do të luaj pas dyshes Bardhi-Solomon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb