ATHINË- Një shqiptar është plagosur me thikë pasi u sulmua nga një bashkatdhetar i tij. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Marousi” në Athinë.

Pas goditjes me thikë, shqiptari ka mbetur i shtrirë në rrugë, ndërsa të pranishmit kanë njoftuar menjëherë ambulancën, përcjell athensvoice.gr, raporton BalkanWeb.

Shqiptari është transportuar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur arrestimin e agresorit, por ende nuk dihet shkaqet e ngjarjes dhe identiteti i të përfshirëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb