Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Mexico City, ku këngëtarja 21-vjeçare Yrma Lydya, është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj 79-vjeçar, Jesus Hernanez Alcocer.

Ende nuk dihet motivi i krimit apo nëse gruaja kishte nisur procedurat e divorcit. Vrasja ndodhi të enjten në një dhomë private të një restoranti në Mexico City. Alcocer, një avokat dhe biznesmen, dyshohet se ka qëlluar këngëtaren pas një sherri.

Talenti i ri i muzikës meksikane, Lydia së fundmi kishte marrë pjesë në disa prezantime të Grandiosas 12, koncerte mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës që mbledhin këngëtarë të njohur nga Amerika Qendrore dhe Jugore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas shtypit vendas, 79-vjeçari dyshohet se ka tentuar të arratiset së bashku me truprojën e tij.

I bllokuar nga policia, burri dyshohet se ka tentuar të korruptojë agjentët për t’u arratisur.

Këngëtarja e re mësohet se kishte bërë një ankesë dhjetorin e kaluar duke pretenduar se burri i saj Jesus e kishte rrahur atë dhe e kishte kërcënuar me armë.

Tani Hernandez Alcocer dhe truproja e tij po mbahen në paraburgim në Mexico City ndërsa policia vazhdon të hetojë.

Avokati u deklarua i pafajshëm dhe kërkoi që gjyqtari ti caktojë arrest shtëpie për moshën e tij, gjë që u refuzua nga gjykata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb