Mbrëmjen e djeshme Sheshi Skënderbej u shndërrua në një skenë baleti, me plot të rinj dhe të reja. Nën tingujt e muzikës, në një mbrëmje magjike të rinjtë e Tiranës, dhe jo vetëm, shijuan mbrëmjen e djeshme valsin vjenez nën koreografinë e balerinit dhe koreografit shqiptar me famë botërore, Eno Peçi.

Ishin të shumtë në numër të rinjtë që shfaqën dëshirën për të mësuar se si kërcehet një vals, e ku ka më bukur se të mësosh nga më i miri.

Aktiviteti u organizua nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Ambasadën e Austrisë në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb