Mino Raiola përpara se të largohet nga kjo botë, u kujdes që të “kopsiste” në detaje transferimin e Erling Haaland te Man.City. Kjo është një marrëveshje e mbyllur, teksa njoftimi zyrtar pritet të vijë brenda javës.

“Qytetarët” do të paguajnë 75 milionë euro klauzolën e largimit ndërsa Haaland do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Në total, ky është një transferim që pritet ti kushtojë Man.City mbi 200 milionë sterlina. Vendin e Haaland te B.Dortmund pritet ta marrë Karim Adeyemi, sulmues që aktivizohet te Salsburg.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kalimi i Haaland në ishull ka zënë faqet e para në të gjithë mediat britanike: “Pep ka sulmuesit që kërkonte, Haaland”, shkruan ‘Mirror’ në faqen e parë. “213 mln sterlina për Haaland”, shkruan ‘Telegraph’ në faqen e parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb