TIRANË

Kryetari i FRPD-së, Belind Kelliçi, ka publikuar disa foto, që sipas tij, janë të policëve që janë infiltruar për të fotografuar protestuesit e opozitës. Ai shprehet se të infiltruarit në protestë janë banda të Edi Ramës që përndjekin të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për të drejtat e tyre.

Kreu i FRPD-së shprehet se këta persona do të marrin atë që meritojnë dhe dëshmitar kryesor për këtë do të jetë koha.

“Keta jane banda e Edi Rames qe perndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojne dhe qe vetem sot kane arrestuar 35 qytetare e studente.Serish dhe sot pa asnje shenje identifikuese te policise se shtetit, dhunuan e ndaluan neper komisariate studentet qe kishin dale per te protestuar per tarifa me te ulta ne universitete dhe kushte me te mira ne konvikte.Shihini serish shume mire. Mbajini mend dhe mos i harroni! Koha kur do marin ate qe meritojne eshte shume e shpejte!”, shkruan Këlliçi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: