ITALI- Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptaro-arabe që merreshin me trafikimin e kokainës nga Holanda për në Itali.

Në sajë të operacionit ‘Sottobosco’ që u krye në zonën e Emilia Romanjas dhe Toskanës u bë e mundur shkatërrimi i bandës shqiptaro-arabe, që kishte shtrirje në disa zona të Italisë, përkatësisht në Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicilia.

Në pranga kanë përfunduar 22 persona, mes të cilëve 10 shqiptarë, konkretisht Dëfrim, Haxhi, Enver dhe Besnik Dervishi, Klodian Alushku, Olsi Ivziku, Shkëlzen Cani, Arjan Temaj, Festim Hoxha dhe Shpëtim Fili.

Hetimet për operacionin në fjalë kishin nisur në vitin 2016, ndërsa provat vërtetuan edhe aktivitetin e paligjshëm të kësaj bande, që ishte e specializuar për tregtinë e kokainës të importuar nga Holanda.

Kokaina e importuar nga Holanda shitej në Itali rreth 80 euro për gram, ndërsa një kilogram blihej me shumicë për 35 mijë euro.
rtjrjr5jfgh
xdfgdgfrwevwegxfdv
sdfgerhe5th4h4h
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb