ITALI

Karabinierët e stacionit policor në Marche, natën mes të shtunës dhe të dielës, kanë mundur të çmontojnë një grup kriminal hajdutësh, që vidhnin apartamente në Macerata.

Hajdutët kryenin vjedhjet pa u shqetësuar, ndërsa mes të arrestuarve janë dy burra e dy gra. Të katër të prangosurit janë shqiptarë. Grupi vidhet kryesisht apartamente, ndërsa së fundmi kishte “zgjeruar” zonën ku zhvillonte grabitjet, shkruajnë mediat italiane.

Policia ka hetuar grupin imtësisht. Grupi i hajdutëve vepronte në një mënyrë të fshehtë dhe të organizuar. Ndërsa dy gratë rrinin duke “ruajtur” zonën, dy burrat hynin në banesa dhe kryenin vjedhjet. Në një nga vjedhjet, ndërsa ishin në vëzhgim, policia arrestoi të gjithë anëtarët e grupit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Forcat policore arritën të sekuestrojnë një sërë sendesh të çmuara si telefonë celularë, varëse floriri, varëse argjendi etj. Po ashtu, në makinën që grupi i grabitësve përdorte kishte edhe mjete si doreza, çelësa, leva etj, sende që përdoreshin për të kryer bastisjet. Së paku 4 vjedhje janë dokumentuar tashmë nga karabinierët.

Gjithçka e sekuestruar, por edhe gati 5 mijë euro, të dyshuara të ardhura nga krimi, i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore. Të dyshuarit u vendosën në burg, në pritje të seancës gjyqësore në ngarkim të tyre.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb