SPANJË

Policia e Spanjës ka përfunduar me sukses një operacion, në kuadër të goditjes të grupeve kriminale që veprojnë në kuadër të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni në disa faza i titulluar “Bela” në rajonet spanjolle të Andaluzisë dhe Almeries, bëri që në prangat e policisë spanjolle të bien 11 vetë të moshës nga 34 deri 50 vjeç. Të arrestuarit janë italianë, polakë dhe shqiptarë, shkruajnë mediat spanjolle.

Shqiptarët e arrestuar janë elementë të rrezikshëm, të njohur për policinë spanjolle dhe atë europiane. Më i riu prej shqiptarëve të arrestuar, një 34-vjeçar ishte shpallur në kërkim 9 herë të tjera, kurse ndaj bashkëpunëtorit tjetër po shqiptar të 34-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër-arresti europian nga drejtësia italiane.

  • foto galeri

Ajo që gjeti policia spanjolle në banesat e të arrestuarve është më tepër nga se mund të imagjinohet. Forcat policore të Spanjës bastisën banesat dhe sekuestruan gjithsej 436 kilogramë bimë marijuhanë. Ata kanë arritur që të sekuestruajnë një shumë prej 246 mijë eurosh kesh, një kamion dhe sende për paketimin dhe peshimin e lëndës narkotike. Policia kishte hetuar grupin që në verën e kaluar, kur ishte kapur një kamion mbushur me 92 kg marijuanë.

Sasia besohet se do të transportohej me automobila të mëdhenj të marrë me qira nëpër destinacione europiane, si Gjermania, Italia dhe Polonia. Operacioni konsiderohet si ndër më të mëdhenjtë të ndërmarrë nga policia spanjolle në kuadër të goditjes të grupimeve kriminale që veprojnë në tregtinë e drogës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb