ANGLI

Një shqiptar në Britaninë e Madhe duke drejtuar makinën e tij tip “Ford Focus” hyri në shtëpinë e një familjeje angleze, por fatmirësisht nuk kishte dëme në njerëz.
Familja e Craig Collins ishte në gjumë kur shqiptari Eljado Prendaj shkoi si ‘mik i paftuar’ gjatë kohës që po ngiste makinën e tij.

Mediat lokale shkruajnë se shqiptari ishte një emigrant i paligjshëm në Britani. Ai goditi dy makinat e familjes, të cilat ishin të parkuara jashtë shtëpisë.

Gjykata doli në përfundimin se incidenti ishte shumë i rëndë dhe shqiptari Prendaj u dënua me një vit burg, ndërsa më pas do të depërtohet nga Anglia në Shqipëri.

Shq
Shq

Dëmet e shkaktuar janë përllogaritur në 40 mijë paund dhe familja angleze e braktisi shtëpinë për shkak të shkatërrimit. Avokatja e shqiptarit në tentativë për ta mbrojtur para trupës gjykuese tha se shqiptari ishte përfshirë në një moment paniku dhe për pasojë u përplas me shtëpinë e familjes angleze.

Në sallën e gjyqit, shqiptari kërkoi ndjesë për veprimin e kryer, ndërsa nuk hezitoi të kërkonte falje ndaj familjes, të cilës i shkaktoi shqetësimi dhe një dëm të lartë ekonomik. Nga pamjet e mëposhtme duken qartë dëmet e shkaktuara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb