Futbollisti me origjinë shqiptare por që luan me kombëtaren e Gjermanisë dhe Arsenal, Shkodran Mustafi, nuk harron kurrë të përshëndesë shqiptarët. Mbrojtësi i topçinjve herë pas here tregon dashurinë që ka për kombin e tij dhe kjo ka bërë që të jetë një nga të preferuarit e të gjithë tifozëve kuqezinj anembanë botës.
mustafi
Jo vetëm kaq, por Mustafi siç duket nga postimet e tij, dashurinë për atdheun e ndan edhe me shokët e skuadrës. Këtë herë ishte fantazisti turko-gjerman Mesut Ozil që së bashku me numrin 20 të Arsenalit të përshëndesnin shqiptarët me simbolin e shqiponjës të bërë me duar.
18485675_1009444785854736_3824535364812185418_n
Një foto e shkrepur në stërvitje pas fitores së të shtunës ku topçinjtë mundën Stoke-n për të marrë tri pikët që i mbajnë fort në garë me Manchester City-n për vendin e fundit që të dërgon në “Uefa Champions League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb