Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias”.

Burime zyrtare bënë me dije se është djegur mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit me inicialet Xh.Ç., i cili ishte i parkuar pranë banesës. Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur pjesërisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se mjeti është shkrumbuar plotësisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb