GJIROKASTER

Një automjet është shkrumbuar nga flakët sot në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ura e Kardhiqit’. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti tip ‘Hundai’ (pa targa), është përfshirë nga flakët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për pasojë mjeti është djegur plotësisht, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse si dhe polici.

Kjo e fundit po heton për shkaqet e ngjarjes.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb