Një automjet është përfshirë nga zjarri në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, në afërsi të tunelit.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa shihet se mjeti është shkrumbuar totalisht. Në vendngjarje ndodhet dhe një autoambulancë që po shuan flakët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb