Një banesë në Memaliaj është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5 të Memaliaj. Zjarri ka rënë në banesën e Fatmir Shehut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 shtetasve që ndodheshin në banesë.

Për shkak të asfiksisë nga zjarri, 50-vjeçari Fatmir Shehu është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas hetimeve paraprake zjarri në banesë dyshohet një qiri i ndezur në dhomën e gjumit.

B2bcd3ac F188 4b6a 8e2f 2f032a62e815

40d1d710 82fb 48f5 Ad0e F8964c2b1601

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në Memaliaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. Sh., rreth 50 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 shtetasve që ndodheshin në banesë.

Për shkak të asfiksisë nga zjarri, shtetasi F. Sh. është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të pakujdesisë së shtetasve që ndodheshin në banesë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: