Një automjet tip “Fuoristradë” është gjetur e djegur totalisht në bregun e detit, në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin.

Gazetari Elidon Ndreka sjell pamje në “BalkanWeb”, ku shihet se makina është shkrumbuar e gjitha buzë detit.

Mjeti është pikasur pasditen e të hënës dhe policia ka kryer veprimet hetimore në lidhje me rastin, duke njoftuar se makina marrë flakë në ecje dhe drejtohej nga shtetasi A. S., 29 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2021, rreth orës 17: 00 , në Shëngjin, në rrugën e “Ranës së Hedhun” , ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin A.S., 29 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.

Nga veprimet hetimore rezultoi zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb