Ai ka ndërmarrë një pasion të çuditshëm, por edhe të rrezikshëm. Bëhet fjalë për Henry Rodriguez, babai i një fëmije 3-vjeçar. Henry ka shpenzuar plot 40 mijë dollarë deri më tani me operacione, për tatuazhe dhe modifikime të tjera në fytyrën e tij dhe kjo vetëm e vetëm që t’i ngjasoj “Kafkës së Kuqe”. Ky i fundit është një nga personazhet naziste të shtëpisë së prodhimit të filmave, Marvel.

Në shtatë vitet e fundit Henry ka bërë tatuazh me ngjyrë të zezë të bardhën e syve, ka implementuar në ballin dhe pjesët anësore të fytyrës disa ‘gunga’, ka prerë hundën dhe gjithçka për t’i ngjasuar armikut më të madh të Capitain America. E gjithë kjo sfidë e rrezikshme nisi kur Henry njohu Emilio Gonzalez. Ky i fundit kishte braktisur studimet e mjekësisë për t’iu përkushtuar pasionit që kishte për tatuazhet dhe ndërhyrjeve ekstreme në trup.

“Është me rëndësi të themi që e vetmja gjë që nuk kam të përbashkët me personazhin që admiroj është ideologjia naziste”, saktëson ai. Por, nga ana tjetër ai është përballur me paragjykimin e njerëzve.
“Reagimet e njerëzve janë të ndryshme, ka plot komente negative. Edhe për vetë familjen time ishte e vështirë që të më pranonte. Gjithsesi ajo është familja ime. Djali im Aaron është tre vjeç dhe nëse ai me pranon dhe më do kështu siç jam, nuk më intereson shumë se çfarë thonë dhe mendojnë njerëzit e tjerë”, thotë ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: