Policia informon se një makinë ka marrë flakë sot shumë pranë Kryeministrisë, përballë vendit të njohur si Piramida.

Sipas policisë, si pasojë e zjarrit në makinë nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Mësohet se automjeti ka pësuar defekt teknik.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Tiranë / Informacion paraprak

Sot , me  datë 14.02.2020,  rreth orës  13:35, në bulevardin kryesor, përballë Piramidës, mjeti me drejtuese shtetasen L.H, ka marrë flakë në lëvizje. Në vendngjarje ka shkuar menjeherë sherbimi zjarrfikës , ku ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga verifikimet e policisë nuk ka pasoja në njerëz , vetëm deme materiale, ku  dyshohet së zjarri ka ardhur si pasojë e një difekti teknik te automjetit.

Sherbimet e policisë dhe  grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb