Dy persona janë vrarë në një protestë në kryeqytetin libanez, Bejrut, që nisi kundër gjykatësit që po heton shpërthimin që ndodhi vitin e kaluar në port.

Sipas medieve të huaja, disa të tjerë u plagosën pranë Pallatit të Drejtësisë pasi mbështetësit e lëvizjeve të Hezbollahut dhe Amal kërkuan zëvendësimin e gjykatësit Tarek Bitar. Nuk është e qartë se kush ka hapur zjarr dhe pse.

Tension i madh po përcjell hetimin për shpërthimin e portit, derisa Hezbollahu akuzon gjykatësin për përzgjedhjen e padrejtë të ish-ministrave aleatë të qeverisë.

Më parë, një gjykatë hodhi poshtë një ankesë ligjore të paraqitur nga dy prej pesë politikanëve të cilët gjykatësi Bitar ka kërkuar t’i marrë në pyetje nën dyshimin e neglizhencës.

Capture 323 640x406
Capture 323 640×406

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb